RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deklarata e zëdhënësit te KFOR-it për hapjen e urës së Ibrit

deklarata-e-zedhenesit-te-kfor-it-per-hapjen-e-ures-se-ibrit

Zëdhënësi i KFOR-it është deklaruar për mundësinë e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

KFOR-i thotë se qëndrimi për çështjen e hapjes ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

“Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i KFOR-it.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se KFOR-i do të mbajë prezencën e tij “fikse” në urë dhe do vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”, deklaroi ai.

Ai tha se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.

“Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, deklaroi ai.

Related posts

Struga ndalon shëtitjen me bikini në qytet

rezart morina

Çështja e dinarit, sot në Bruksel takohen Bislimi e Petkoviq

admin

Osmani: Aleatët të na ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë

rezart morina