RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Struga ndalon shëtitjen me bikini në qytet

struga-ndalon-shetitjen-me-bikini-ne-qytet

Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka marrë një masë lidhur me pushuesit. Ata nuk do të lejohen që të jenë me rroba banjo kur shëtisin në qytet.

“Respektimi i rendit publik! Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës.

– I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike.

Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”,-thuhet në postimin e komunës në Facebook.

Edhe qyteti i njohur turistik italian, Sorrento, vitin e kaluar vendosi të gjobisë të gjithë personat që lëviznin në rrugët e qytetit me bikini.

Turistët me bikini ishin kthyer në shqetësim për banorët vendas dhe si rezultat do të gjobiteshin për 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull. Bashkia e qytetit e konsideronte si sjellje të pahijshme në publik, gjë që mund të dëmtonte imazhin e qytetit

Related posts

Guterres bën thirrje për negociata të fokusuara në rezultate lidhur me çështjen e Qipros

admin

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Sekiraqë të Podujevës

admin

Numër rekord i vrasjeve masive në SHBA në gjashtë muaj

admin