RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohen dy persona nga qentë endacakë në afërsi të QKUK-së

sulmohen-dy-persona-nga-qente-endacake-ne-afersi-te-qkuk-se

Dy persona janë sulmuar nga qentë endacak, të martën në afërsi të Klinikës së Ortopedisë.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari, Bujar Vitia, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Vitisë, të dy personat kanë pësuar lëndime si pasojë e kafshimeve të qenve në përpjekje për t’iu ikur.

“Sot jane sulmuar dy persona nga qente endacak ne QKUK ne afersi te Klinikes se Ortopedise. Paradite nje qytetar dhe pasdite nje teknike e Klinikes se Radiologjise e cila ishte duke shkuar ne Ortopedi per te kryer pune. Te dy me lendime nga kafshimet e qenve dhe nga perpjekja per te ikur”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ai, po ashtu, ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe niveli qendror, që të gjejnë zgjidhje sa më parë për këtë çështje.

“E tmerrshme me pa kesi pamje. Komuna e Prishtines por edhe niveli qendror duhet perfundimisht me bo nje zgjidhje per kete çeshtja sa nuk ka pesuar dikush me jete”, ka shtuar gazetari Vitia.

Related posts

Ukraina paraqet prova të krimeve të luftës në territorin e rimarrë

admin

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri” – Reagojnë nga familja e policit të vrarë në veri

rezart morina

Erdoğan: Do të kemi sistemin tonë të mbrojtjes ajrore “Kupolla e Çelikut”

admin