RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina paraqet prova të krimeve të luftës në territorin e rimarrë

ukraina-paraqet-prova-te-krimeve-te-luftes-ne-territorin-e-rimarre

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzoi Rusinë për krime lufte në shkallë të gjerë. Oksana Markarova foli për prova të mbledhura në vendet e varreve masive, përfshirë një në Izium, një qytet i rimarrë së fundmi nga Ukraina pas disa muajsh nën pushtimin rus.

Zyrtarët ukrainas kanë nxjerrë trupa nga një vend varrimi masiv pranë Iziumit në rajonin e Kharkivit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase kanë zbuluar më shumë se 10 dhoma torturash në zonat e mbajtura më parë nga rusët.

“Tortura ishte një praktikë e përhapur në territorin e pushtuar. Kështu bënë nazistët. Kështu bëjnë fashistët rusë. Dhe ata do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë – si në fushat e betejës ashtu edhe në sallat e gjyqit”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për shënjestrimin e civilëve ukrainas.

Ambasadorja e Ukrainës Oksana Markarova thotë se hetuesit ndërkombëtarë janë të pranishëm në vendin e varrit masiv duke kërkuar prova të krimeve të luftës.

“Jemi duke përgatitur jo vetëm çështjet tona penale kombëtare kundër rusëve, por edhe në gjykatat ndërkombëtare dhe hetimet e vendeve të tjera, në mënyrë që të kryhet puna ndërsa paraqesim prova”.

Ambasadorja Markarova tha se zbulimet në territorin e pushtuar më parë nga trupat ruse e bëjnë të domosdoshme rimarrjen e të gjithë territorit të pushtuar në Ukrainë.

Në qytetin e rimarë të Kozacha Lopanit, gjithashtu në rajonin e Iziumit, kryebashkiaku Vyacheslav Zadorenko u tregoi gazetarëve atë që ai e quajti një burg të improvizuar rus dhe dhomë torture.

“Këtu mund të shihni se hekurat ishin salduar rishtasi; nuk janë as të ndryshkur. Pra, ky nuk është vetëm një bodrum në të cilin ruheshin frutat. Ky bodrum ishte përgatitur pikërisht për të mbajtur njerëzit tanë civilë si të burgosur”, tha zoti Zadorenko.

Forcat ukrainase morën pjesë të rajonit të Kharkivit gjatë një kundërofensive të fundit. Forcat ruse u tërhoqën nga Iziumi, duke lënë pas sasi të mëdha pajisjesh dhe municionesh. /voa

Related posts

Izraeli në masakrën në Gaza teston aftësitë e F-35I, anti-raketat, dronët dhe korvetat e prodhimit gjerman

admin6

Erdoğan takoi kryeministrin kroat Plenkoviq

admin

Sveçla për Banjskën: Numri i sulmuesve, mbi 80

rezart morina