RTV AHIRETI
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë

ngrihet-aktakuze-ndaj-45-personave-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 individëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ndodhur më 24 shtator 2023.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka theksuar se hetimet janë kryer intensivisht dhe se provat e mbledhura kanë çuar në ngritjen e aktakuzës ndaj të pandehurve.

Isufaj ka shpjeguar se vonesa në ngritjen e aktakuzës është shkaktuar kryesisht nga pritja e rezultateve të ekzaminimeve të kryera jashtë vendit.

“Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave, pas analizimit të secilës prej tyre, duke u mbështetur në dyshimet e mirëbazuara, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin Special, kemi dorëzuar aktakuzën kundër 45 të pandehurit. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm: konkretisht vepra penale kundër rendit kushtetues, financimit të terrorizmit dhe të shpëlarjes së parave. Për ta ngritur aktakuzën na është dashur të presim gjatë, ndoshta edhe 1 vit.

Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve, të cilat janë kryer jashtë vendit, ishte ndoshta shkaku kryesor i vonesë së kësaj aktive. Pas kemi pranuar këto raporte, po e përsëris, se sot Prokuroria Speciale brenda afatit ligjore ka ngritur aktakuzën për këtë rast ku janë akuzuar 24 persona”, ka thënë Isufaj.

Për këtë ka folur edhe prokurori i rastit, Naim Abazi, i cili ka ofruar detaje mbi hetimet për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke njoftuar se janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur.

“Kemi realizuar 66 intervista, janë analizuar 150 pajisje elektronike, mbi 1 mijë armë, dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë rast. Kemi hasur në disa sfida të bashkëpunimit. Megjithatë, përkushtimi ynë për ta ndriçuar këtë rast, ka qenë shtytësi kryesor ta tejkalojmë këtë sfidë. Aktakuza përfshin 45 persona me role të ndryshme brenda këtij grupi kriminal, duke filluar nga grumbullimi i grupit. Ndër të akuzuarit kryesor është Milan Radojçiq që ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale. Kemi bërë dhjetëra kërkesa në shtete të ndryshme ku kemi arritur të sigurojmë dëshmi të ndryshme”, ka thënë Abazi.

The post Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

admin

Shtesat mujore për deputetët do të jenë gati sa paga e një zjarrfikësi

rezart morina

Kosovë, vazhdon protesta në Zveçan, situata është e qetë

admin