RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

suspendohet-drejtori-rajonal-i-policise-ne-veri-te-mitrovices

U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka suspenduar nga detyra drejtorin rajonal në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq

Vendimi i tij ka ardhur pas rekomandimit të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

“Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së”,thuhet në komunikatë.

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriutme dyshimin se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo ka ardhë pasi drejtori i PK-së në veri ka refuzuar të shpërndaj fletëqortimet për qytetarët që lëvizin me vetura me targa rajonale në veri të Mitrovicës, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Related posts

Kili i bashkohet Afrikës së Jugut për të paditur Iz’raelin për gje’nocid

admin

Britani e Madhe/ Partia Laburiste formon kabinetin qeveritar pasi mori pushtetin me një fitore të thellë, kush është në ekipin kryesor të Keir Starmer

admin

Presidenti Trump jep ultimatum 48-orësh ndaj Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj