RTV AHIRETI
Lajme

BIK: Levizjet me fushata tendencioze, po atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare

bik:-levizjet-me-fushata-tendencioze,-po-atakojne-vlerat-tona-fetare-dhe-kombetare
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.
Këtu u potencua edhe roli destruktiv i disa mediave dhe portaleve të caktuara, të cilat po u japin hapësirë mediatike individëve tendenciozë dhe injorantë.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në medresenë e mesme “Alauddin” dhe në Fakultetin e Studimeve Islame.
Më pas Kryesia diskutoi edhe lëndë të tjera dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë./B.Islame

The post BIK: Levizjet me fushata tendencioze, po atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ish-policët deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Tyre Nichols

admin

Rritje enorme e sulmeve raciste ndaj myslimanëve në Austri

admin

Schmidt: Nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjën nga ndikimi rus

admin