RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritje enorme e sulmeve raciste ndaj myslimanëve në Austri

rritje-enorme-e-sulmeve-raciste-ndaj-myslimaneve-ne-austri

Austria ka shënuar rritje enorme të numrit të incidenteve që lidhen me racizmin dhe islamofobinë antimyslimane.

Sipas Raportit të vitit 2022 kundër racizmit antimysliman të publikuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit të Myslimanëve, vetëm brenda vitit 2022 janë regjistruar 1324 sulme raciste ku për viktima kanë qenë myslimanët.

Sulmet raciste ndaj myslimanëve ndër vite

Nga ajo që mund të shihet në raportin e lartpërmendur mund të vërehet se bëhet fjalë për urrejtje të jashtëzakonshme të komunitetit mysliman në Austri.

Vetëm brenda 7 viteve kemi rritje të tetëfishuar të sulmeve raciste ndaj myslimanëve.

Për dallim nga viti 2022 ku janë regjistruar 1324 sulme raciste, në vitin 2015 ky numër ka qenë vetëm 158, ndërsa vitet në vazhdim 253 raste, 309 raste, 540 raste, 1051 raste,1402 raste dhe 1.061 raste.

Format e sulmeve dhe gjinitë

Shumica e sulmeve rasciste ndaj komunitetit mysliman u zhvilluan në platformat dixhitale, gjegjësisht 81,6 për qind.

Ndërsa 81,6 për qind e sulmeve u regjistruan në platformat online, 38,9 për qind ndodhën në fusha të ndryshme të jetës shoqërore në Austri, ku jetojnë rreth 700.000 myslimanë.

Rreth 92 për qind e sulmeve në platformat digjitale ishin gjuhë urrejtjeje kundër Islamit dhe myslimanëve, ndërsa pesë për qind ishin nxitje.

Raporti theksonte se 15,2 për qind e të ekspozuarve ndaj racizmit antimysliman, sulmeve verbale dhe fizike ishin burra, ndërsa dy herë më shumë, 40,2 për qind, ishin gra.

Numri më i madh i incidenteve raciste është regjistruar në kryeqytetin e Vjenës.

Racizmi antimusliman shihet si diçka “normale” në Austri

Selime Ture nga Qendra për Dokumentim dhe Këshillim tha se racizmi antimysliman po bëhet “normal” në Austri.

Siç tha ajo, disa “të ashtuquajtura studime akademike” nga institucionet e njëanshme luajnë një rol kyç në këtë trend në rritje.

Toure shtoi se njohja e problemit të islamofobisë është shumë e nevojshme, sepse ajo mohohet në politikën austriake. /trt

Related posts

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit – VIDEO

rezart morina

Në Bruksel do të mbahet takim i nivelit të lartë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

rezart morina

SHBA-ja bën thirrje për “masë të fuqishme të OKB-së” kundër testimeve raketore të Koresë së Veriut

admin