RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

reagimet-pas-ngritjes-se-aktakuzes-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për rastin e Banjskës pati reagime. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ky është një lajm i mirë, derisa e para e drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Milan Radojçiq po të kishte ende urdhërarrestin, ndoshta rasti Banjska nuk do të kishte ndodhur.

Për këtë sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokurorisë Speciale iu desh një vit kohë për të ngritur aktakuzë.

Ata të mërkurën njoftuan se aktakuza është ngritur ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 të tjerëve.

E pas kësaj vonese, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ky është lajm i mirë mirëpo i shkon fraza “më mirë vonë se sa kurrë”.

“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, u shpreh Konjufca.

Për ngritjen e kësaj aktakuze pati reagim edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo nuk la pa përmendur edhe tërheqjen e fletëarrestit nga Prokuroria për Milan Radojçiqin.

“Ndoshta po të ishte Milan Radojçiq në ndjekje nga institucionet aso kohe dhe mos të kishte tërheqje nuk do të kishte ndodhur as sulmi në Banjskës, dhe po ashtu edhe për terroristët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e sulmit terrorist në Banjskë. Kemi shprehur shqetësimet tona sepse dihet qëllimet që ka pasur Serbia, dihet që ai grup terrorist i financuar nga Serbia dhe është trajnuar atje në bazat e tyre të trajnimit prandaj edhe kemi kërkuar një hetim ndërkombëtar për këto baza të trajnimit dhe ne mirëpresim ngritjen e aktakuzave për krye-terroristin Milan Radojçiq dhe terroristët tjerë”, tha Haxhiu

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ata po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Related posts

Së paku 50 të vd’ekur në protestat antiqeveritare në Bangladesh

RTI

Editoriali i The New York Times: Shërbimi më i mirë që Biden mund t’ia bëjë SHBA-së, është të largohet nga gara për President

admin

Shefi i OKB-së: Pabarazitë në qasjen dhe cilësinë e arsimit po bëhen “ndarës i madh”

admin