RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teherani nuk ka dërguar raketa në Rusi, thotë ministri i Jashtëm iranian

teherani-nuk-ka-derguar-raketa-ne-rusi,-thote-ministri-i-jashtem-iranian

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi ka deklaruar të mërkurën se Teherani nuk ka dërguar raketa balistike në Rusi.

Deklarata e tij në X vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi në Londër se Irani e ka furnizuar Rusinë me raketa të tilla dhe se shumë shpejt pritet që ato të përdoren për të sulmuar Ukrainën.

Sipas Araqchit, sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga SHBA-ja dhe tri superfuqitë evropiane nuk do të zgjidhnin problemet mes tyre.

“Edhe një herë, SHBA-ja dhe E3 po veprojnë mbi inteligjencën e gabuar dhe logjikën e gabuar. Irani NUK ka dorëzuar raketa balistike në Rusi. Sanksionet nuk janë zgjidhje, por pjesë e problemit”, ka shkruar Araqchi në një postim në X.

E3 përbëhet nga Britania, Gjermania dhe Franca.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë të martën se bashkëpunimi midis Moskës dhe Teheranit kërcënon sigurinë më të gjerë evropiane.

Edhe Kremlini hodhi poshtë të mërkurën raportet se Irani kishte dërguar raketa në Rusi, duke thënë se pretendimet për transferime të ndryshme armësh janë të pabaza. /koha

Related posts

Avokati: Thaçi s’ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në

admin

Turqia zgjeron hetimin për rrëzimin e avionit ku humbi jetën shefi i ushtrisë libiane

admin

Palestinë: Lajmet e fundit

admin