RTV AHIRETI
Lajme

​Pesë mijë familje pritet të mbështeten për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje

​pese-mije-familje-pritet-te-mbeshteten-per-blerje-te-pajisjeve-eficiente-per-ngrohje

Për herë të 13-të Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrje publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”, përmes të cilës pritet të përfitojnë pesë mijë familje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me këtë thirrje po synojnë t’u dalin në ndihmë edhe 5 mijë familjeve të tjera, ndonëse siç u shpreh deri tani për efiçiencë janë përkrahur 40 mijë familje me një shifër prej 40 milionë eurosh.

Albin Kurti theksoi se tashmë numri i familjeve përfituese është katërfishuar dhe kursimet nga kjo masë po rrisin mundësitë për efiçiencë në sektorë të tjerë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se gjatë mandatit të saj janë bërë investime rekorde në efiçiencë të energjisë.

Ajo theksoi se efekti i këtyre masave po jep rezultat si në faturat e qytetarëve ashtu edhe tek sistemi elektro-energjetik.

Rizvanolli u shpreh se konsumi mestar për një familje është duke u ulur vit pas viti si rezultat i këtyre ndërhyrjeve.

Zëvendës-shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova theksoi se Bashkimi Evropian e ka të rëndësishme mbështetjen e Kosovës në rrugën e efiçiencës energjetike.

Teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës ta shfrytëzojnë këtë thirrje të radhës, Palatova tha se kjo është rruga më e qëndrueshme për energjinë.

Aplikimi për subvencionim për këtë thirrje të radhës bëhet përmes platformës e-Kosova. Afati i fundit për aplikim është deri me datën 11 tetor 2024.

The post ​Pesë mijë familje pritet të mbështeten për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

FBI e shqetësuar për sulme të ngjashme edhe në SHBA pas atij në sallën e koncerteve në Rusi

rezart morina

Liria e lëvizjes, “fytyra” e re e monumentit të pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”

admin6

DASH: Tensionet me Serbinë pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë

admin