RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

FBI e shqetësuar për sulme të ngjashme edhe në SHBA pas atij në sallën e koncerteve në Rusi

fbi-e-shqetesuar-per-sulme-te-ngjashme-edhe-ne-shba-pas-atij-ne-sallen-e-koncerteve-ne-rusi

Drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, tha se janë të shqetësuar nga “sulmet e koordinuara” në SHBA pas sulmit të armatosur në sallën e koncerteve në Moskë ku humbën jetën 144 persona, transmeton Anadolu.

Wray dëshmoi para nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për kërkesën e buxhetit të FBI-së për vitin e ardhshëm.

Sipas Wray, FBI-së i nevojitet financim për të mbrojtur Amerikën prej terrorizmit. Wray tha se pas sulmit në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars “Potenciali për një sulm të koordinuar këtu në atdhe po bëhet gjithnjë e më shqetësues”.

Drejtori i FBI-së vuri në dukje se sulmet e Izraelit në Gaza pas 7 tetorit 2023 rritën gjithashtu rrezikun e dhunës në SHBA.

“Që atëherë, ne kemi parë organizata të huaja terroriste që bëjnë thirrje për sulme kundër amerikanëve dhe aleatëve tanë”, shtoi ai.

Wray theksoi gjithashtu se masat që duhen marrë kundër sulmeve kibernetike nga Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut duhet të financohen.

– Sulmi terrorist në Moskë

Mbrëmjen e 22 marsit persona të armatosur kryen sulm terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall në Moskë.

Në pamjet e ndara në mediat sociale, shihej se agresorët hapnin zjarr me armë automatike pa dallim ndaj të pranishmëve në sallë.

Nga sulmi humbën jetën 144 persona, ndërsa u plagosën mbi 550 të tjerë. Deri më sot 11 persona u arrestuan lidhur me sulmin.

Related posts

Zbulimi moldav: Rusia mund ta sulmojë Moldavinë

admin

Irani fillon sulme hakmarrëse kundër Izraelit pas sulmit ndaj konsullatës

RTI

“Izraeli synon të ndryshojë identitetin musliman të Kudsit duke larguar palestinezët”

rezart morina