RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, anëtarët e Kongresit thirrje Bidenit për hetim të pavarur lidhur me vr’asjen e Ayşenur Eygi-t

shba,-anetaret-e-kongresit-thirrje-bidenit-per-hetim-te-pavarur-lidhur-me-vr’asjen-e-aysenur-eygi-t

Senatorja amerikane, Patty Murray dhe anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pramila Jayapal, në letrën e tyre drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden kërkuan “hetim të pavarur nën udhëheqjen e SHBA-së” për vrasjen e turko-amerikanes Ayşenur Ezgi Eygi, e cila u vra nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu.

Demokratja Jayapal, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me letrën që ka firmosur me senatoren Murray. Në letrën që Murray dhe Jayapal i kanë dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të shtetit Antony Blinken, thuhet se përgjegjësit për vrasjen e Eygi-t duhet të mbajnë përgjegjësi.

Të dy emrat që janë përfaqësuesit e Kongresit të rajonit të Washingtonit në të cilin jeton Eygi, thanë në letrën e përbashkët se nuk e shohin të mjaftueshëm hetimin e Izraelit dhe theksojnë se “Për këtë arsye nën udhëheqjen FBI-së ne kërkojmë hetim urgjent, transparent, të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe të pavarur të SHBA-së”.

Dy anëtarët e Kongresit kërkuan gjithashtu që rezultatet e hetimit të pavarur të udhëhequr nga SHBA-ja të dokumentohen në mënyrë të qartë dhe t’i paraqiten familjes së Eygi-t me shkrim.

Duke përmendur edhe emrat e shtetasve të tjerë amerikanë të vrarë më parë nga ushtarët izraelitë, Jayapal dhe Murray theksuan se edhe Rachel Corrie e cila u vra në vitin 2003, jetonte gjithashtu në shtetin Washington dhe se ajo u vra pa arsye dhe padrejtësisht.

Ayşenur Ezgi Eygi (26) humbi jetën pasi u qëllua në kokë si pasojë e zjarrit të hapur nga një snajper izraelit gjatë një demonstrate anti-pushtuese të mbajtur në qytetin Beita të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar më 6 shtator.

Related posts

Robinson: SHBA-të janë këtu për t’ju mbështetur, për një Kosovë më të fortë e më transparente

admin6

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit “Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe”

RTI

Analiza e Sky News: Presidenti Biden nën presion, ndërsa administrata reagon për sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në në Rafah

admin