RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Robinson: SHBA-të janë këtu për t’ju mbështetur, për një Kosovë më të fortë e më transparente

robinson:-shba-te-jane-ketu-per-t’ju-mbeshtetur,-per-nje-kosove-me-te-forte-e-me-transparente

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson.
Ndërsa para pak çasteve ndihmës sekretari Robinson tha se SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha fushat, dhe përkatësisht sistemit të drejtësisë në vend.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për shërbimet e sigurisë, për qytetarët e rëndomtë kosovarë. Porosia ime do të ishte që SHBA janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në rajon, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”.

Ai tha se do të vazhdojë të takojë edhe “kolegët nga Qeveria dhe gjyqësori”.

Robinson tha se në takim me Osmanin foli për çështje të rëndësishme “për të cilat kemi diskutuar që një kohë të gjatë”.

Related posts

Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

admin

“Greqia e gatshme për dialogun e masave për rritjen e besimit me Turqinë”

admin

Mijëra njerëz në tubimin në mbështetje të Gazës në Ankara: Izraeli është vrasës

admin