RTV AHIRETI
Lajme

Vullin: Kur ka dhunë ndaj serbëve në Kosovë, normalisht që Serbia nuk do të rrijë duarkryq

vullin:-kur-ka-dhune-ndaj-serbeve-ne-kosove,-normalisht-qe-serbia-nuk-do-te-rrije-duarkryq

Zëvendëskryeministri i Serbisë ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë mund të ndodhë në çdo moment.

Këto komente, ai i bëri nga Shën Petersburgu i Rusisë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve “RIA Novosti”, teksa tha se Serbia nuk do të rri duarkryq nëse ka dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

“Situata në provincën jugore serbe mund të përshkallëzohet në çdo moment. Kur ushtrohet dhuna ndaj serbëve, është e pamundur të pritet që të gjithë, veçanërisht Serbia, të qëndrojnë anash dhe të shikojnë. Sigurisht që nuk do ta bëjmë”, deklaroi zyrtari i lartë serb.

Nënkryetari i qeverisë serbe ka theksuar se “lufta për të drejtat e serbëve në Kosovë” është pjesë e strategjisë kombëtare të Serbisë.

The post Vullin: Kur ka dhunë ndaj serbëve në Kosovë, normalisht që Serbia nuk do të rrijë duarkryq first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pamje brenda në Banjskë pas sulmit terrorist

rezart morina

Gjykata Supreme e liron të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

admin

Kandidatura e Mark Rutte-s në krye të NATO-s, kryeministri holandez merr mbështetjen e Hungarisë dhe Sllovakisë

admin