RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjykata Supreme e liron të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

gjykata-supreme-e-liron-te-akuzuarin-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt

Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, Naser Pajazitajn, raporton teve1.info

Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info zyra e informimit e Gjykatës Supreme përmes një përgjigje me shkrim.

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitaj kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën e Pejës, ku herën e parë ishte shpallur i pafajshëm, kurse herën e dytë ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar dhe kthyer në rigjykim. Edhe Gjykata e Ferizajt e kishte dënuar me burgim të përjetshëm por rasti ishte kthyer në rigjykim.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën e Ferizajt, Ibrahim Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave, dëgjimit të palëve, të pandehurin Naser Pajazitaj, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm.

I pandehuri Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, duke qenë edhe me parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së Naser Pajazitaj, kaloi i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij, i cili u ndal e mori viktimën me veturë.

Related posts

Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas vrasjes së kandidatit presidencial

rezart morina

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, O’Brien: Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja

admin

Franca synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe

rezart morina