RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Babai i aktivistes së vrarë turko-amerikane kërkon drejtësi nga SHBA-ja

babai-i-aktivistes-se-vrare-turko-amerikane-kerkon-drejtesi-nga-shba-ja

Mehmet suat Eygi, babai i aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u qëllua dhe u vra nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka shprehur shpresën se qeveria amerikane do të sigurojë drejtësi dhe do të nisë një hetim për vrasjen e saj, siç po bën aktualisht qeveria e Türkiyes, raporton Anadolu.

Eygi falënderoi Türkiyen që nuk braktisi ndjekjen e kësaj “vrasje arbitrare” duke filluar një hetim për vrasjen e vajzës së tij. Ai gazetarëve në qytetin turk Aydın u tha se presin të njëjtën gjë edhe nga qeveria amerikane.

26-vjeçarja Eygi, një shtetase e dyfishtë turko-amerikane, u vra më 6 shtator nga forcat izraelite gjatë një proteste paqësore kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Më herët, ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, tha se Türkiye ka nisur një hetim për vrasjen e saj nga ushtarët izraelitë.

Hetimi u hap për krimet e kryera ndaj shtetasve turq në një vend të huaj. Individët e implikuar do të përballen me akuzat për “vrasje me paramendim” të kategorizuara në “krime kundër njerëzimit”.

Türkiye do të kërkojë po ashtu urdhër-arreste ndërkombëtare përmes një lajmërimi të kuq, duke bërë thirrje për kapjen e atyre që janë përgjegjës.

Babai i aktivistes 26-vjeçare e përshkroi dhimbjen e thellë që ai dhe familja e tij po durojnë, duke kujtuar vajzën e tij si një avokate të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe mjedisin.

“Aysenur ishte e ndjeshme ndaj të drejtave të njeriut, natyrës dhe gjithçkaje”, tha Eygi.

Babai njoftoi se trupi i vajzës së tij do të sillet në Istanbul nesër në mëngjes dhe më pas në provincën Izmir, ndërsa varrimi i saj është caktuar për të shtunën.

“Amerika është një vend disi ndryshe. Kur ka një padrejtësi ose një vrasje të qytetarëve të saj, Amerika, si shqiponja në emblemën e saj, zbret poshtë. Por kur bëhet fjalë për Izraelin, mund të ketë përpjekje për t’iu shmangur kësaj”, tha Eygi.

Ai theksoi se Aysenur, e cila kishte marrë një arsim të mirë në SHBA, zgjodhi t’i kushtonte jetën idealeve të saj dhe jo të bënte një jetë të rehatshme.

“Ajo ishte kaq idealiste”, shtoi ai.

Related posts

Australi, 10 të vdekur në një aksident autobusi – VIDEO

rezart morina

Biden prezantoi foton e parë me ngjyra të marrë nga teleskopi hapësinor “James Webb”

admin

Kryeministri holandez kërkon falje në emër të qeverisë për përfshirjen e kaluar të vendit në skllavëri

admin