RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arrestohet një hulumtues i Parlamentit të Britanisë, dyshohet se spiunoi për Kinën

arrestohet-nje-hulumtues-i-parlamentit-te-britanise,-dyshohet-se-spiunoi-per-kinen

Një hulumtues në Parlamentin e Britanisë së Madhe është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

Policia ka konfirmuar se dy burra, një në të 20-tat dhe një në të 30-tat, janë arrestuar në mars nën dyshimin për spiunazh.

Burimet e BBC-së kanë bërë të ditur se një nga ta është hulumtues parlamentar i përfshirë ër çështjet ndërkombëtare.

Siç është raportuar fillimisht në “Sunday Times”, mësohet se hulumtuesi kishte lidhje me disa deputetë konservatorë.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjen kineze.

Një zëdhënës ka thënë se Sunak është takuar me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, gjatë Samitit të G20 në Indi, dhe ia ka shprehur shqetësimin “për ndërhyrjen kineze në demokracinë parlamentare të Britanisë së Madhe”. /koha

Related posts

Arratiset nga burgu Marko Roshiç i dënuar nga Gjykata Themelore për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

admin

Italia: Evropa duhet të ketë rol për paqen në Ukrainë

admin

Rritet në 30 numri i të vdekurve nga vërshimet në Kinë

admin