RTV AHIRETI
Lajme

Rusia i dëbon gjashtë diplomatë britanikë

rusia-i-debon-gjashte-diplomate-britanike

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë britanikë për spiunazh dhe ka thënë se ka vendosur t’ua heqë atyre akreditimin.

Televizioni shtetëror rus e citoi një zyrtar të FSB-së të ketë thënë se ata do të dëbohen.

FSB-ja pretendon se mori dokumente që tregojnë se ata ishin dërguar në Rusi nga një divizion i Ministrisë së Jashtme britanike dhe se “detyra kryesore e tyre është shkaktimi i një disfate strategjike ndaj vendit tonë”.

Sipas saj, ata ishin përfshirë “në grumbullimin e të dhënave dhe në aktivitete armiqësore”.

Ky vendim u mori vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania u zotuan se do ta ndihmojnë Ukrainën me 1.5 miliard dollarë shtesë, dhe pasi zyrtarët ukrainas i vazhduan kërkesat ndaj Perëndimit për përdorimin e raketave perëndimore për sulme thellë brenda Rusisë.

The post Rusia i dëbon gjashtë diplomatë britanikë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT, dhjetëra të arrestuar në Selanik, mes tyre 13 shqiptarë

admin

Bangladesh, rastet e etheve të dengës kalojnë shifrën 100 mijë

rezart morina

Murati me propozim: Të falen 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit

admin