RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bangladesh, rastet e etheve të dengës kalojnë shifrën 100 mijë

bangladesh,-rastet-e-etheve-te-denges-kalojne-shifren-100-mije

Autoritetet shëndetësore në Bangladesh raportuan nëntë vdekje të tjera për shkak të etheve të dengës të shkaktuara nga mushkonjat, ndërsa numri i rasteve tejkaloi shifrën 100 mijë, transmeton Anadolu.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se situata e epidemisë së dengës në Bangladesh po vazhdon të përkeqësohet, me Ministrinë e Shëndetësisë që regjistroi 2.197 raste të reja të shtrimit në spital në të gjithë vendin.

Nga rastet e raportuara së fundmi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore (DGHS), 872 u regjistruan në Dhaka.

Ndër viktimat e fundit, gjashtë u regjistruan në Dhaka, ndërsa viktimat tjera ishin nga rajone të ndryshme në të gjithë vendin.

Që nga fillimi i këtij viti, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ethet e dengës ka arritur në 485. Shumica e tyre, respektivisht 363, u regjistruan në kryeqytetin Dhaka.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 102.191, ndër të cilat 49.328 janë raportuar në Dhaka.

Sipas të dhënave nga DGHS-ja, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të pranuar, 94.020 janë liruar pasi kanë marrë kujdes të suksesshëm mjekësor.

Vitin e kaluar, Bangladeshi regjistroi 281 vdekje të shkaktuara nga ethet e dengës, duke shënuar numrin e dytë më të lartë që nga viti 2000, kur vendi filloi të ruajë të dhënat.

Related posts

Bashkimi Europian dhe NATO “kërkojnë punëtorë”! Katër pozitat e larta që duhet të zgjidhen këtë vit

admin

Maqedonia e Veriut shënon katër vjetorin e anëtarësimit në NATO

admin6

Erdogan i ofron ndihmë Putinit për zgjidhjen e konfliktit në Zaporizhzhia

admin