RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë kenianë

gjermania-hap-dyert-per-250-mije-emigrante-keniane

Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar pas një marrëveshje të arritur për emigracionin dhe punësimin.

Kenia po përballet me vështirësi për të siguruar punë dhe të ardhura të mjaftueshme për profesionistët e saj të rinj, ndërsa Gjermania nga ana tjetër po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Emigracioni është një problem i madh në Gjermani, pas rritjes së popullaritetit të partisë së ekstremit të djathtë anti-emigracion, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Qeveritë e njëpasnjëshme në Berlin kanë lejuar një numër relativisht të madh azilkërkuesish të vendosen në vend vitet e fundit. /abcnews

Related posts

Raportohet për ushtarë të KFOR-it të lënduar në Zveçan

Muhamet Ramadani

G7-a kërkon ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës civile në konfliktin me Iranin

RTI

Greqia nis hetimet për videon që tregon autoritetet duke rikthyer në det të hapur emigrantët

Muhamet Ramadani