RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia po i heton tri vdekje në Lipjan e Prishtinë

policia-po-i-heton-tri-vdekje-ne-lipjan-e-prishtine

Një person nga Lipjani ka raportuar në Policinë e Kosovës se e ka gjetur prindin në tavanin e shtëpisë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipet mjekësore të martën, që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia.

Edhe një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan, ku njësitet përkatëse ka dalë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Trupi është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi është dërguar për obduksion.

Të tri rastet janë iniciuar si “hetim i vdekjes”

Related posts

BE e prerë në kërkesë: Kosova të themelojë Asociacionin pa pengesa dhe vonesa shtesë

admin

Pakistani kryen dy sulme ajrore në territorin afgan, Talibanët: Janë vrarë pesë gra dhe tre fëmijë

admin

Që nga tetori mbi 10 mijë të vaksinuar në Prishtinë, s’ka efekte anësore

admin