RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE e prerë në kërkesë: Kosova të themelojë Asociacionin pa pengesa dhe vonesa shtesë

be-e-prere-ne-kerkese:-kosova-te-themeloje-asociacionin-pa-pengesa-dhe-vonesa-shtese

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2022.

Në këtë raport është folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke u kërkuar të tregohet më shumë konstruktivitet, shkruan lajmi.net.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë vazhdoi me takime të rregullta mujore në nivel të kryenegociatorëve dhe një takim të nivelit të lartë më 18 gusht 2022. Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor 2022 dhe ranë dakord për udhëtimin vetëm me karta identiteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në gusht 2022. Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshme me Serbinë”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se një marrëveshje mes dy palëve është urgjente dhe vendimtare për t’i mundësuar Kosovës e Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre evropiane.

Gjithashtu në raport theksohet edhe çështja e respektimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Kosovës e Serbisë, duke përmendur këtu edhe mos implementimin e Marrëveshjes për Asosacionin e komunave me shumicë serbe, të nënshkruar në vitin 2015.

“Autoritetet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprime për themelimin e Asosacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Kosovës i kërkohet të angazhohet në mënyrë konstruktive për themelimin e Asosacionit pa vonesa dhe pa pengesa shtesë”, thuhet në raport.

Kujtojmë se çështja e Asosacionit ka qenë temë diskutim

Related posts

Irani paralajmëron SHBA-në kundër përshkallëzimit ushtarak, kujton koston e luftërave të kaluara

Kushtrim Guraj

 Ali Larijani: SHBA po dështon në objektivat e saj ndaj Iranit

Hevzi

“Gratë ka të ngjarë të përballen me rreziqet më të larta të infeksionit me Ebola në epideminë aktuale”

RTI