RTV AHIRETI
Lajme

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës

vv-e-pdk-leshojne-sallen,-deshton-votimi-i-buxhetit-te-komunes-se-prishtines

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si qëllim votimin e buxhetit për vitin 2025.

Dështimi për të arritur kuorum rezultoi në anulimin e votimit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë mbledhjes njoftoi se për shkak të pyetjeve të shumta lidhur me buxhetin, ai preferon t’u kthejë përgjigjet përmes e-mailit. Kjo strategji u kritikua ashpër nga shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, i cili e quajti skandaloze situatën dhe theksoi se mungesa e transparencës tregon stagnim në menaxhimin e buxhetit.

“Ju po na kërkoni të votojmë diçka që nuk dini t’i ktheni përgjigje. Le ta dijnë qytetarët e Prishtinës se nuk e dini çfarë ka në atë buxhet,” tha Sveçla, para se asamblistët e LVV-së të lëshonin sallën.

Asamblistët e PDK-së ishin larguar gjithashtu, me shefin e tyre, Leutrim Retkoceri, që theksoi se nuk do të qëndrojnë nëse nuk respektohet ligji. Drejtoresha e Financave, Valbona Makolli, e kritikoi ikjen nga salla, duke thënë se ajo nuk është zgjidhje për problemet aktuale.

The post VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

rezart morina

SHBA dënon ashpër sulmin ndaj Policisë: Autorët do të mbajnë përgjegjësi

rezart morina

Brigadat Al-Quds thotë se kanë lëshuar raketa në qytetet izraelite

admin6