RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

shqiperi,-mbahet-proteste-antiqeveritare

Në Shqipëri është mbajtur sërish një protestë antiqeveritare, me thirrjen e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), si dhe me mbështetjen e partive të tjera opozitare, raporton Anadolu.

Me sloganin “Shqipërisë i dalim zot”, protesta para selisë së Kuvendit të Shqipërisë u organizua gjatë kohës që po zhvillohej seanca parlamentare, ndërsa u shënuan incidente të vogla, pasi protuestuesit hodhën tymuese.

Sipas organizatorëve, protesta është mbajtur për mbrojtjen e “demokracisë, pluralizmit dhe votës së lirë”, ndërsa pjesë e saj ishin edhe drejtues të partive opozitare, deputetë dhe aktivistë.

Gjithashtu partitë e opozitës akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sipas tyre, për lidhje dhe korrupsion me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestë tha se një protestë kombëtare do të mbahet më 3 mars.

“Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, deputetët tanë në sallë, qytetarët në protestë, dhanë mesazhet më të fuqishme, në të cilat kërkohet largimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij tha se protesta shumë shpejt do të japë rezultatet e saj.

Kujtojmë se në Tiranë u mbajtën protesta antiqeveritare edhe më 11 dhe 13 shkurt.

Related posts

“Mbi gjysma e punëtorëve në Kosovë punojnë 7 ditë në javë”

admin

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit: Policia e moralit pezullohet atje ku ishte themeluar

admin

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin grek në New York

admin