RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Prindi 1”, “Prindi 2”, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

“prindi-1”,-“prindi-2”,-komuna-e-prishtines-del-me-sqarim-pas-reagimeve-te-shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Në një dokument, që ishte marrëveshje mes shkollës dhe prindërve, temë diskutimi u bënë termet “prindi 1” dhe “prindi 2”, gjersa nuk referohej si nëna dhe babai.

Lidhur me këtë, sot ka reaguar Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, duke sqaruar rastin.

“Drejtoria e Arsimit njofton se pas shpërndarjes së paketës me dokumente të unifikuara për shkolla, ka pasur reagime në lidhje me dokumentin ‘Marrëveshja e shkollës me prindërit’.

Ky dokument është hartuar gjatë vitit 2023 nga grupet punuese të shkollave dhe është në përputhje me praktikat evropiane. Ai kërkon nënshkrimin e të dy prindërve dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve për të siguruar angazhimin e plotë në edukimin e fëmijëve”, thuhet në sqarim.

Pas reagimeve të shumta, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës thotë se ka pasur keqkuptime.

“…Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”, thuhet tutje.

Related posts

Biden shpreson që Izraeli nuk do të nisë pushtim tokësor në Rafah

admin6

Forcat e Armatosura Turke përfshijnë në inventarin e tyre sistemin kundër kërcënimit nga mini-dronët

admin

Osmani: Qëndrojmë pranë popullit të Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

admin