RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori rus në SHBA: Armagedoni bërthamor po shfaqet gjithnjë e më qartë

ambasadori-rus-ne-shba:-armagedoni-berthamor-po-shfaqet-gjithnje-e-me-qarte

Ambasadori rus në SHBA ka akuzuar Perëndimin, të udhëhequr nga Washingtoni, për sjelljen e njerëzimit “në një vijë të rrezikshme, përtej së cilës Armagedoni bërthamor shfaqet gjithnjë e më qartë”, transmeton Anadolu.

Anatoli Antonov kritikoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë se predhat e tankeve me uranium të varfëruar që Britania e Madhe planifikon për të dërguar në Kiev janë “municione të zakonshme”.

“Vërtet është e vështirë të komentosh këtë lloj marrëzie”, tha Antonov, duke kritikuar zyrtarët amerikanë si “keqbërës”, të cilët “ranë në një nivel të ulët me deklaratet e tyre të papërgjegjshme”.

“Dëshiroj të tërheq vëmendjen për faktin se pasojat negative të përdorimit të municioneve të tilla janë konfirmuar vazhdimisht nga mediat perëndimore”.

“Dua t’ju rikujtoj se nëse përdoret ky lloj municioni, pluhuri radioaktiv mbetet në tokë, ai është jashtëzakonisht toksik dhe nuk mund të dekontaminohet”, theksoi Antonov.

Qeveria britanike të martën u konfirmoi ligjvënësve synimin e saj për dërgimin në Ukrainën të predhave me uranium të varfëruar që shpojnë mjetet e blinduara, së bashku me një skuadrilje tankesh luftarake.

Vendimi është pritur me kritika të ashpra nga Moska, ndërsa presidenti Vladimir Putin u zotua se Rusia “do të përgjigjet” nëse Britania e Madhe furnizon Ukrainën me predha të uraniumit të varfëruar.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), uraniumi i varfëruar është një nënprodukt më pak radioaktiv i procesit të pasurimit që bëhet për të krijuar armë bërthamore. Mund të përdoret si një municion i fuqishëm kundër mjeteve të blinduara për shkak të densitetit të lartë dhe djegshmërisë së tij.

“Amerikanët e dinë mirë këtë, sepse ata tashmë i kanë përdorur këto armë në Irak dhe Jugosllavi. Viktimat kanë vuajtur nga sëmundje vdekjeprurëse, kurse fëmijët e tyre kanë lindur me defekte”, theksoi Antonov.

“Duket se Perëndimi i ndritur, i udhëhequr nga Washingtoni, ka vendosur në mënyrë të pakthyeshme ta çoj njerëzimin në vijën e rrezikshme, përtej së cilës Armagedoni bërthamor shfaqet gjithnjë e më qartë”, tha ai.

Në një deklaratë të veçantë, ambasadori rus në Britani të Madhe, Andrey Kelin tha se vendimi i Britanisë çon drejt shkatërrimit të Ukrainës dhe shkatërrimit të popullsisë së saj.

“Ushtria britanike është e vetëdijshme për kërcënimin e kontaminimit që vjen nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar, veçanërisht nga shembulli i përdorimit të tij në Kosovë dhe Gjirin Persik”, tha ai.

Britania e Madhe të enjten mbrojti vendimin e saj, duke akuzuar Rusinë për “përpjekje të qëllimshme të dezinformimit”, sipas raporteve të mediave lokale.

“Ushtria britanike ka përdorur uranium të varfëruar në predhat e saj anti-blindë për dekada”, raportuan mediat lokale, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe.

Ministria tha se uraniumi i varfëruar “është një komponent standard dhe nuk ka asnjë lidhje me armët bërthamore”.

“Rusia e di këtë, por qëllimisht po përpiqet të dezinformojë. Hulumtimi i pavarur i shkencëtarëve të Royal Society (Shoqërisë Mbretërore) ka vlerësuar se çdo ndikim në shëndetin personal apo mjedisin nga përdorimi i municioneve të uraniumit të varfëruar është i ulët”, shtoi ai.

Nënkomisioni i OKB-së për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut miratoi propozime në vitin 1996 dhe 1997 duke renditur armët që përmbajnë uranium të varfëruar si armë që shkaktojnë efekte të pa selektuara dhe dëme të tepërta ose vuajtje të panevojshme.

Gjithashtu u kërkon të gjitha vendeve që të frenojnë prodhimin dhe përhapjen e armëve të tilla.

Related posts

Forcat izraelite arrestojnë 9 palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Aktorja Penelope Cruz bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

rezart morina

Mijëra shtëpi mbesin pa energji në Izrael për shkak të një defekti teknik

admin