RTV AHIRETI
Lajme

Erdoğan: Përpjekjet e Izraelit për të përhapur konflikte në rajon janë jashtëzakonisht të rrezikshme

erdogan:-perpjekjet-e-izraelit-per-te-perhapur-konflikte-ne-rajon-jane-jashtezakonisht-te-rrezikshme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu pikëllimin e tij për shpërthimet e pajisjeve “pager” në Liban, duke shtuar se përpjekjet e Izraelit për të përhapur konflikte në rajon janë jashtëzakonisht të rrezikshme, raporton Anadolu.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë thuhet se gjatë bisedës telefonike me kryeministrin libanez Najib Mikati, presidenti Erdoğan shprehu pikëllimin e tij, duke u lutur për viktimat dhe duke uruar shërim të shpejtë të të plagosurve.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se përpjekjet e Izraelit për të përhapur konflikte në rajon janë jashtëzakonisht të rrezikshme, duke shtuar se do të vazhdojnë përpjekjet për të ndaluar agresionin izraelit.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Al-Abiad tha se të paktën 9 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dje në shpërthimet e pajisjeve “pager” në zona të ndryshme të Libanit.

Hezbollahu konfirmoi se të paktën dy anëtarë të organizatës u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në shpërthimin masiv të koordinuar dhe e konsideroi Izraelin plotësisht përgjegjës për incidentin, duke u zotuar për “hakmarrje të drejtë dhe të papritur” ndaj Izraelit.

Shpërthimi masiv i pajisjeve “pager” ndodh në kohën kur midis Hezbollahut dhe Izraelit ndodhin shkëmbime të sulmeve ndërkufitare në sfondin e një ofensive brutale izraelite në Rripin e Gazës, ku ka vrarë më shumë se 41.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

The post Erdoğan: Përpjekjet e Izraelit për të përhapur konflikte në rajon janë jashtëzakonisht të rrezikshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Muhammed Mustafa emërohet kryeministër nga presidenti palestinez

rezart morina

Belgjika në luftë me bandat e drogës, konfiskimet rekord të kokainës në Antwerp, janë vetëm 10 % e sasisë që tregtohet në Evropë

admin

“Popull mos na lini pas dore”- Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Kushtet tona të jetesës janë shumë të vështira, nuk ka ushqim dhe…

admin