RTV AHIRETI
Lajme

Çitaku – Kurtit: Kosova është më e madhe sesa egoja jote, mashtrimit tënd po i vije fundi

citaku-–-kurtit:-kosova-eshte-me-e-madhe-sesa-egoja-jote,-mashtrimit-tend-po-i-vije-fundi

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar ndaj aleatëve, duke theksuar se Kosova është e izoluar ndërsa Serbia po përfiton nga marrëveshje strategjike me SHBA-në dhe shtete të tjera

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qasje të gabuar ndaj aleatëve.

Çitaku ka theksuar se Serbia të mërkurën e nënshkroi marrëveshjen me SHBA-në për investime strategjike në fushën e energjetikës, pas marrëveshjes me Gjermaninë për litiumin e pas asaj me Francën për avionët e avancuar ushtarakë, e sipas saj, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.

Ajo ka thënë se kur miqtë thonë që Kosova është në rrugë të gabuar “është koha me e pa veten në pasqyrë”.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu, ajo i ka thënë Kurtit se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa egoja e tij, teksa ka shtuar se “mashtrimit po i vije fundi”.

The post Çitaku – Kurtit: Kosova është më e madhe sesa egoja jote, mashtrimit tënd po i vije fundi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Delegacioni i Rezistencës Palestineze do të mbërrijë në Kajro për bisedime

admin

Irani paralajmëron Iz’raelin kundër “aventurizmit të ri” pas su’lmit në Majdal Shams

admin6

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë mbi 200 të burgosur – VIDEO

rezart morina