RTV AHIRETI
Lajme

Gjykata e Apelit e shfuqizon vendimin e shkallës së parë në lëndën kundër Muhamed Zekirit

gjykata-e-apelit-e-shfuqizon-vendimin-e-shkalles-se-pare-ne-lenden-kunder-muhamed-zekirit

Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar aktgjykimin e Gjykatës Penale në rastin kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata e Apelit më 6 shtator ka sjellë vendim që lëndën ndaj Zekirit ta kthejë për rigjykim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Gjykata e Apelit thonë se gjykata e shkallës së parë duhet të mënjanojë mangësitë që janë konstatuar gjatë procesit gjyqësor.

Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar e shpalli fajtor Muhamed Zekirin dhe e dënoi me dy vite e gjashtë muaj burg. Ai akuzohet se ka lidhur dy marrëveshje për shërbime konsultime pa respektuar procedurat adekuate për shpallje publike.

The post Gjykata e Apelit e shfuqizon vendimin e shkallës së parë në lëndën kundër Muhamed Zekirit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shuhet zjarri në Zaporizhzhia, Moska akuzon Kievin: Bombardoi termocentralin

admin

Pas 24 vjetësh, ngrihet aktakuza e parë lidhur me masakrën e Reçakut

admin

KFOR-i për situatën në veri: Me rëndësi të shmanget përshkallëzimi i ri, rruga drejt paqes është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

admin