RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MINT publikon çmimoren e re për naftën, benzinën dhe gazin

mint-publikon-cmimoren-e-re-per-naften,-benzinen-dhe-gazin

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për të premten.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.70 euro për litër, i benzinës me 1.36 euro dhe i gazit me 0.76 euro.

Nga kjo, çmimet e derivateve të naftës kanë mbetur të njëjta me të enjten.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Related posts

Vriten 8 fëmijë dhe roja në një shkollë fillore në Serbi

Muhamet Ramadani

Mbi gjysmë milioni njerëz të zhvendosur nga luftimet në Liban

Kushtrim Guraj

SHBA paralajmëroi konflikt në Ballkanin Perëndimor, Kurti: I shkakton autokrati i Beogradit me despotin e Moskës

admin