RTV AHIRETI
Lajme

Kurti takoi drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, diskutuan për procesin e integrimit të Kosovës në BE

kurti-takoi-drejtorin-e-pergjithshem-per-zgjerim-te-bashkimit-evropian,-diskutuan-per-procesin-e-integrimit-te-kosoves-ne-be

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi aspektet e shumta të procesit të integrimit të Kosovës në BE, përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian.

Në takim u trajtuan edhe çështje tjera të ndërlidhura me procesin e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe për nevojën e funksionalizimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, mbi parimet e pjesëmarrjes së barabartë për të gjitha shtetet e rajonit.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar që Tregu i Përbashkët Rajonal të funksionalizohet, sidomos tani kur shënohet 10-vjetori i Procesit të Berlinit, dhe shtoi se kjo duhet arritur duke avancuar në drejtimin e afrimit të rajonit me standardet evropiane, si ato në fushën e ekonomisë, ashtu edhe ato në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Ai theksoi se për Kosovën pengesat aktuale në progresin e saj kanë të bëjnë me situatën e sigurisë dhe kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Serbia, dhe të cilin tha se Kosova kërkon ta adresojë në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, pikërisht për shkak të lidhjeve shumta dhe të ngushta të Serbisë me Rusinë.

Në takim, po ashtu, u diskutua edhe fillimi i zbatimit të Planit të Rritjes, si instrument i Komisionit Evropian i krijuar për t’i dhënë shtysë të madhe afrimit sa më të shpejtë dhe përmbajtjesor të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm Koopman porositi se përkushtimi i institucioneve evropiane në Bruksel për integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është i fortë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe me përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian, një gjë që është dëshmuar edhe me qëndrimet e shprehura nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në drekën e djeshme me liderët e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

The post Kurti takoi drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, diskutuan për procesin e integrimit të Kosovës në BE first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Al Jazeera: Civilët palestinezë paguajnë ‘çmimin e rëndë’ mes bombardimeve izraelite

admin

Kurti konfirmon lirimin e tre policëve të Kosovës: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

rezart morina

Donald Trump vazhdon fushatën në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan! Ish-presidenti pritet të njoftojë…

admin