RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron pret në takim Blinkenin, diskutojnë për Ukrainën dhe Lindjen e Afërt

macron-pret-ne-takim-blinkenin,-diskutojne-per-ukrainen-dhe-lindjen-e-afert

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken diskutuan për luftën Rusi-Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Afërt, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Pallati Elysee thuhet se Macron e ka pritur Blinkenin në Zyrën presidenciale në Paris.

“Macron dhe Blinken diskutuan për mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën në kontekstin e luftës Rusi-Ukrainë. Macron shprehu mbështetjen afatgjate të vendit të tij për Ukrainën dhe popullin e saj”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se të dy diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme, koordinimin e ndihmës humanitare dhe atë që do të ndodhë në Gaza pas sulmeve të Izraelit. Gjithashtu u vlerësuan përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Macron dhe Blinken ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve të tyre.

Related posts

MPJD konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria

admin

Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë, pas një ndryshimi ligjor

admin

Agresioni kinez në Detin e Kinës Jugore, Biden diskuton me udhëheqësit e Japonisë dhe Filipineve

admin