RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthimet në Liban, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takim urgjent

shperthimet-ne-liban,-keshilli-i-sigurimit-te-okb-se-mban-takim-urgjent

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një takim urgjent lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban.

Mediat shtetërore dhe zyrtarët e grupit militant thanë se telekomandat shpërthyen në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit të mërkurën në një valë të dytë sulmesh që synonin pajisjet një ditë pasi pajierët e përdorur nga Hezbollahu u hodhën në erë, shkruan Sky News.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën në valën e dytë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sulmet – të cilat besohej gjerësisht se ishin kryer nga Izraeli duke synuar Hezbollahun, por gjithashtu kanë vrarë civilë – kanë ngritur frikën se konflikti i zier i të dy palëve mund të përshkallëzohet në luftë gjithëpërfshirëse. /abcnews

Related posts

Gaza, rritet në të paktën 29.692 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

rezart morina

Antikorrupsioni arreston drejtorin e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë

admin

Ambasadori italian: Hapja e urës së Ibrit të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët

admin