RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina mes tetë më të mirëve në Kupën e Arabëve

palestina-mes-tete-me-te-mireve-ne-kupen-e-arabeve

Kombëtarja e Palestinës ka shkruar histori në Kupën e Arabëve, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale pasi kryesoi grupin me 5 pikë pas barazimit 0-0 me Sirinë në Doha.

Palestina, e cila përmbysi pritshmëritë në një grup ku favoritë konsideroheshin Katari dhe Tunizia, siguroi kalimin me paraqitje të forta, përfshirë fitoren ndaj Katarit dhe barazimin 2-2 me Tunizinë.

Në fazën tjetër, palestinezët do të përballen me Arabinë Saudite ose Marokun. Tunizia mposhti Katarin 3-0, por mbeti jashtë garës. /mesazhi

Related posts

Parlamenti i Austrisë miraton ndalimin e diskutueshëm të shamisë për vajzat nën 14-vjeç

Muhamet Ramadani

Raisi: Perëndimi ka dështuar ta izolojë Iranin

admin

Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President

admin