RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra njerëz marshojnë në Romë për të protestuar kundër “gjenocidit” në Palestinë

mijera-njerez-marshojne-ne-rome-per-te-protestuar-kunder-“gjenocidit”-ne-palestine

Rreth 4.000 demonstrues marshuan në qendër të Romës të shtunën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “gjenocidit” kundër palestinezëve, raporton Anadolu.

Turma protestoi kundër veprimeve të Izraelit në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Liban.

Në protestë, pjesëmarrësit që mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta ku shkruhej: “Stop gjenocidit”, ndërsa brohoritnin slogane të tilla si “Palestina e lirë” dhe “Vrasësi Netanyahu”.

Demonstruesit kritikuan gjithashtu qeverinë italiane të udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, duke akuzuar Romën për bashkëpunim në veprimet e Izraelit.

“Ka kaluar gati një vit nga ky gjenocid dhe tani duket se ata duan të shkatërrojnë jo vetëm Gazën, por gjithë Bregun Perëndimor, gjithë Palestinën, madje edhe Libanin”, tha Michela, e cila ishte e pranishme në demonstratë.

Një tjetër pjesëmarrëse, Sara, theksoi nevojën për të vazhduar protestën, duke u zotuar ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, pasi ajo pohoi se “Palestina e lirë është një e drejtë”.

Related posts

OKB: 500 mijë refugjatë në Ugandë përballen me krizën ushqimore

admin

Hez’bollahu do të ndal zjarrin kundër Iz’raelit nëse arrihet marrëveshja për Ga’zën

admin

Putin paralajmëron Korenë e Jugut: Po bën gabim të madh nëse armatos Ukrainën! Do të marrim vendime që…

admin