RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 500 mijë refugjatë në Ugandë përballen me krizën ushqimore

okb:-500-mije-refugjate-ne-ugande-perballen-me-krizen-ushqimore

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 500 mijë refugjatë përballen me problemin ushqimor në Ugandë i cili është vendi që ka pritur më shumë refugjatë në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Programi Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së për Ugandën, Abdirahman Meygag në një deklaratë me shkrim ka tërhequr vëmendjen mbi problemin e ushqimit dhe numrin e refugjatëve në rritje në vend.

Ai tha se refugjatët e rinj të ardhur kohët e fundit në Ugandë kanë rritur problemin e ushqimit dhe se 500 mijë refugjatë në rajonin Karamoja ndodhen përballë krizës ushqimore.

Meygag bëri thirrje që të merren masa kundër krizës ushqimore.

Në vendin e Afrikës Lindore, Ugandë ndodhen rreth 1.3 milionë refugjatë dhe ajo njihet si “vendi që ka pranuar më shumë refugjatë në kontinentin e Afrikës”.

Related posts

Biden dhe Trump zyrtarisht në garën presidenciale, dy rivalët do të përballen në zgjedhjet e nëntorit

admin

Dy viktima dhe rritje e rasteve me COVID-19 në ditët e fundit në Kosovë, thotë IKSHPK

Muhamet Ramadani

Palestina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ‘mbrojtje ndërkombëtare’

admin