RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama mbështet Urdhërin Bektashi si nje shtet sovran brenda Tiranës

rama-mbeshtet-urdherin-bektashi-si-nje-shtet-sovran-brenda-tiranes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalmin e mbajtur në Asamblenë e OKB-se në Nju Jork, me temë ‘Samitin për të Ardhmen’, u ndal në shembullin e humanizmit që ka dhënë Shqipëria në mbarë botë.

“ Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë, që është çuar për të mbrojtur humanizmin tonë të përbashkët,“ tha Rama.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë holokaustit falë familjeve myslimane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët. Më së fundi, pas shkatërrimit e rënies së Kabulit në duart e talibanëve tre vite më parë, ne strehuam disa mijëra afganë që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e nëntë të Ferrit”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza.

Ai tha se, mbështesim transformimin e Urdhërit Bektashi si një qendër e re moderimi e bashkëjetese të paqtë”.

“Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës ë Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”, deklaroi Kryeministri Rama.

Related posts

Luftimet në Sudan hyjnë në javën e dytë

rezart morina

Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

rezart morina

Miliarderi kinez burgoset për 13 vjet

admin