RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kontrabandim me migrantë, arrestohen katër persona të dyshuar

​kontrabandim-me-migrante,-arrestohen-kater-persona-te-dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shipol në Mitrovicë të Jugut, drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të dielën ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit.

Sipas policisë, dyshohet se ata kishin për qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related posts

Kanadasë i kërkohet të sjellë më shumë afganë që përballen me rrezikun e vdekjes nga talebanët

admin

Osmani: Kosova shpreh përkushtim për bashkëpunim me Turqinë

rezart morina

Rrëzimi i avionit në Brazil, në bord ndodheshin 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit! Asnjë i mbijetuar

admin