RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kontrabandim me migrantë, arrestohen katër persona të dyshuar

​kontrabandim-me-migrante,-arrestohen-kater-persona-te-dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shipol në Mitrovicë të Jugut, drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të dielën ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit.

Sipas policisë, dyshohet se ata kishin për qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related posts

Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore

Muhamet Ramadani

Temperaturat e larta përfshijnë Evropën Jugore

admin

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

RTI