RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iz’raelit rekomandon krijimin e “zonës tampon” në jug të Libanit

ministri-iz’raelit-rekomandon-krijimin-e-“zones-tampon”-ne-jug-te-libanit

Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli rekomandon dëbimin e popullatës që jeton në jug të Libanit dhe krijimin e një “zone tampon” në rajon, transmeton Anadolu.

Chikli pretendon se qeveria e Libanit “nuk ka mundur të sigurojë sovranitetin” në jug të vendit dhe se “ushtria izraelite duhet të marrë zonën nën kontroll”.

Me hartën që publikoi, ministri izraelit propozoi krijimin e një “zone tampon” nën kontrollin e ushtrisë izraelite në një rajon në jug të Libanit.

Chikli, i cili është gjithashtu deputet i Likud-it nga partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu, mbrojti idenë për dëbimin e libanezëve që jetojnë në “zonën tampon” për të cilën ai kërkoi të krijohej.

Qeveria izraelite ka filluar të shprehë propozimin e saj për të krijuar një “zonë tampon” në jug të Libanit, ku ka shtuar sulmet e saj ditët e fundit.

Në lajmet e publikuara në mediat lokale thuhet se komandanti i Komandës Veriore të Ushtrisë izraelite, gjeneralmajor Ori Gordin, sugjeroi krijimin e një “zone tampon” në jug të Libanit në një takim të mbyllur të zhvilluar para se tensionet me Hezbollahun të arrinin kulmin.

Related posts

Pas më shumë se dy dekadave, serbët më veri do të paguajnë rrymën e shpenzuar

admin

“Europa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe”- Një ditë pas deklaratës së fortë, Macron takohet me Scholz dhe Tusk për të biseduar për Ukrainën

admin

OKB: Mbi 180 000 migrantë kaluan Mesdheun në 2023

admin