RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 180 000 migrantë kaluan Mesdheun në 2023

okb:-mbi-180-000-migrante-kaluan-mesdheun-ne-2023

Rreth 186 000 persona kanë mbërritur tashmë në Evropë përmes Mesdheut këtë vit, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Rreth 130 000 refugjatë u regjistruan në Itali, një rritje prej 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Ruven Menikdiwela, drejtoreshë e zyrës së UNHCR-së në Nju Jork.

Ajo tha se më shumë se 2 500 persona ishin të zhdukur ose kishin vdekur që nga fillimi i vitit deri më 24 shtator.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi së fundmi më shumë se 2 700 të vdekur ose të zhdukur.

Menikdiwela tha se më shumë se 102 000 persona u përpoqën të kalonin Mesdheun nga Tunizia, një rritje prej 260% nga viti i kaluar.

Mbi 45 000 migrantë ishin përpjekur të kalonin nga Libia. Përveç Italisë, varkat kanë udhëtuar edhe në Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë.

Rritja e mprehtë e numrit të migracionit ka shkaktuar kohët e fundit tensione brenda BE-së lidhur me masat për kufizimin e tyre. /atsh

Related posts

India do blejë 114 avionë luftarakë “Rafale” nga Franca, vetë presidenti Macron udhëheq negociatat gjatë vizitës në New Delhi!

admin

Protesta të dhunshme shpërthejnë në Belgjikë nga mbështetësit e grupit terrorist YPG/SDF

admin

Ndihmësi i lartë i Trumpit: Asnjë vend nuk do të luftonte me SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës

RTI