RTV AHIRETI
Lajme

ShBA-ja përsërit thirrjen që të mbahen përgjegjës autorët e krimit në Banjskë

shba-ja-perserit-thirrjen-qe-te-mbahen-pergjegjes-autoret-e-krimit-ne-banjske

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Ai ka ripërsëritur thirrjen e ShBA-së që të mbahen përgjegjës autorët e krimit në Banjskë, përcjell Klankosova.tv.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë”.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në “X”.

The post ShBA-ja përsërit thirrjen që të mbahen përgjegjës autorët e krimit në Banjskë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pakistan, 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur nga shpërthimi në xhami

rezart morina

11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel, çfarë përfshinte dokumenti

admin

Dyshohet se merrej me pedofili, arrestohet shqiptari në Zvicër

admin