RTV AHIRETI
Lajme

Maqedonci: Rreshter Afrim Bunjaku është skalitur në historinë e atdheut

maqedonci:-rreshter-afrim-bunjaku-eshte-skalitur-ne-historine-e-atdheut

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në ndertim të heroit dhe rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra një vit më parë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut.

“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës”.

“Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e shkëputjes fizike nga jeta të Rreshter Afrimit, së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë”.

“Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka thënë Maqedonci.

The post Maqedonci: Rreshter Afrim Bunjaku është skalitur në historinë e atdheut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dinari vazhdon të qarkullojë në veri

admin6

Debati presidencial/ Analiza e Sky News: A mund ta zëvendësojnë demokratët Joe Biden si kandidat për zgjedhjet në SHBA dhe si mund të ndodhë kjo?

admin

Luftimet në kufirin Kirgistan – Taxhikistan morën së paku 100 jetë

admin