RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftimet në kufirin Kirgistan – Taxhikistan morën së paku 100 jetë

luftimet-ne-kufirin-kirgistan-–-taxhikistan-moren-se-paku-100-jete

Së paku 94 persona kanë vdekur në luftimet në kufirin Kirgistan – Taxhikistan, raporton BBC. Janë luftimet më vdekjeprurëse mes dy vendeve për vite.

Luftimet mes dy shteteve të Azisë Qendrore nisën të mërkurën, para se të arrihej një marrëveshje për armëpushim të premten.

Rregullisht shpërthejnë luftime mes dy republikave ish-Sovjektike, kufiri i të cilave mbetet ende i kontestuar.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte apeluar te dy shtetet që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore.

Taxhikistani dhe Kirgistani ndajnë një kufi rreth 1000 kilometra, një e treta e të cilit kontestohet.

Përplasjet në kufi ka çuar te luftime të paprecedent mes dy shteteve në vitin 2021, duke shkaktuar vdekjen e afro 50 personave. Por, dhuna në ditët e fundit ka çuar deri në 100 vdekje.

Të dielën, Kirgistani ka raportuar për 13 të vdekur tjerë nga luftimet, duke e çuar shifrën totale në 59. Ka shtuar se më tepër se 100 persona janë lënduar.

Taxhikistani ka njoftuar për 35 qytetarë të vdekur, dhe së paku 20 të lënduar.

Nën presionin e ndërkombëtarëve, dy palët kanë nënshkruar marrëveshje armëpushimi të premten. /koha

Related posts

Plagoset kryeministri sllovak pasi qëllohet me armë – VIDEO

rezart morina

SHBA, rreth 2.500 persona të arrestuar në demonstratat në mbështetje të Palestinës nëpër universitete

rezart morina

Kryebashkiaku i New Yorkut kërkon nga presidenti Biden të përshpejtojë lejet e punës për azilkërkuesit

admin