RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

New York, fillon sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

new-york,-fillon-sesioni-i-79-te-i-asamblese-se-pergjithshme-te-okb-se

Në New York ka filluar sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili mbledh së bashku liderët dhe përfaqësuesit e nivelit të lartë të vendeve anëtare të OKB-së, raporton Anadolu.

Sesioni u hap nën kryesimin e Philemon Yang, kreu kamerunas të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe me fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së, Türkiye përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan, i cili sot do të mbajë fjalimin e tij si folësi i tretë, pritet të tërheqë vëmendjen veçanërisht për situatën në Gaza.

Pritet që presidenti Erdoğan të kërkojë nga vendet anëtare të qëndrojnë kundër sulmeve të Izraelit.

– 76 krerë shtetesh pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Zyra e zëdhënësit të OKB-së ka njoftuar se në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet më 24-30 shtator, do të marrin pjesë 76 presidentë shtetesh, katër princa, dy krerë qeverish, 42 zv/kryeministra, nëntë ministra, 54 zv/ministra dhe delegacioni i BE-së.

Në anën tjetër po ashtu njoftohet se vetëm 19 prej pjesëmarrësve janë gra.

Related posts

EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër

admin

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë – pesë të plagosur dërgohen në QKUK

admin

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi; ndërron jetë Hfz Taip Aliu

admin