RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia luan një rol konstruktiv për mirëqenien dhe paqen e Ballkanit

erdogan:-turqia-luan-nje-rol-konstruktiv-per-mireqenien-dhe-paqen-e-ballkanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij po luan një rol konstruktiv për mirëqenien dhe paqen e Ballkanit, raporton Anadolu.

Presidenti turk ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ku ka folur edhe për çështjet e pazgjidhura në rajonin e Ballkanit, duke përmendur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Vazhdojmë me sukses komandën e KFOR-it që e morëm përsipër vitin e kaluar dhe mbështesim procesin e dialogut Beograd-Prishtinë”, tha presidenti Erdoğan.

– Erdoğan: OKB po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale

Më tej, presidenti Erdoğan gjithashtu theksoi se vendi i tij luan një rol konstruktiv për mirëqenien dhe paqen e Ballkanit, rajon që e cilësoi si “pjesë e pandarë e të cilit jemi, ndërkaq veprojmë në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët në rajon”.

Duke iu referuar Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Erdoğan theksoi “rëndësinë e sovranitetit, unitetit politik dhe integritetit territorial të BeH-së në çdo platformë”.

“Vazhdojmë kontributin tonë në Operacionin EUFOR-ALTHEA”, shtoi ai.

Related posts

OKB: Nevoja për mbështetje humanitare në veri të Gazës nuk ka qenë kurrë kaq urgjente

RTI

Sveçla: Sipas informacioneve të para, e mitura 11 vjeçare është dhunuar më shumë se një vit

admin

Papa dënon populistët, paralajmëron se demokracia është në gjendje të keqe në botë

rezart morina