RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillon projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit, MSH jep detaje

fillon-projekti-per-perzgjedhjen-e-mjekut-familjar-brenda-zones-se-banimit,-msh-jep-detaje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, si fillim ky projekt do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

“Ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve, fillon sot të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Si fillim, do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Derisa, Ministria u bënë thirrje qytetarëve që të shfrytzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes platformës shtetërore e-Kosova.

“Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-KOSOVA!. Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë”, thuhet ndër të tjera.

Related posts

Takohen Lajçak dhe Escobar, bisedojnë për hapat e mëtejmë në dialog

admin

Koci: E kam parë trupin e Fatonit, gjendja ishte jo e mirë

RTI

Polonia i dorëzon Ukrainës tanket “Leopard”

admin