RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia i dorëzon Ukrainës tanket “Leopard”

polonia-i-dorezon-ukraines-tanket-“leopard”

Polonia do t’i ofrojë Ukrainës tanket e saj “Leopard” të prodhimit gjerman, njoftoi sot presidenti polak, Andrzej Duda, në Lviv në një takim me homologët e tij ukrainas dhe lituanez.

“Andrzej Duda, Volodymyr Zelensky dhe Gitanas Nauseda u takuan si pjesë e formatit tripalësh të bashkëpunimit fqinjësor të njohur si Trekëndëshi i Lublinit”, njoftoi sot zyra e presidentit polak.

Andrzej Duda tha në një konferencë për shtyp pas takimit se, Polonia kishte vendosur t’i dorëzonte Ukrainës disa nga tanket e saj “Leopard” të prodhimit gjerman.

“Një kompani e tankeve “Leopard” do të dorëzohet si pjesë e një koalicioni që po ndërtohet sepse, siç e dini, duhet të plotësohen një numër i madh kërkesash formale, marrëveshjesh, por në radhë të parë duam që ky të jetë një koalicion ndërkombëtar”, tha Duda.

Duda shprehu besimin se shumë vende do t’i bashkohen së shpejti përpjekjes së Polonisë.

Zelensky falënderoi Poloninë dhe Lituaninë për mbështetjen e tyre dhe tha se Ukraina po priste një “vendim të përbashkët” të vendeve që po shqyrtonin dorëzimin e tankeve në Ukrainë.

Polonia i ka ofruar Ukrainës një numër të konsiderueshëm të tankeve të saj T-72 të epokës sovjetike, si dhe obusët vetëlëvizës Krab, pushkë sulmi Grot dhe municione. /atsh

Related posts

Humbi kontrollin mbi mjetin, shoferi i autobusit të nxënësve përplas për vdekje 11 prindër e fëmijë para një shkolle. 13 të tjerë përfundojnë të plagosur

admin

Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA

admin

Ushtria izraelite sulmon 2 fshatra në Libanin jugor pas urdhrit të evakuimit

Muhamet Ramadani