RTV AHIRETI
Lajme

Biden deklaron se do t’i sigurojë Ukrainës armë me rreze të gjata

biden-deklaron-se-do-t’i-siguroje-ukraines-arme-me-rreze-te-gjata

Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka konfirmuar se do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë me rreze të gjatë.

Ukraina ka bërë fushatë prej kohësh për aleatët e saj – kryesisht SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me raketa të ofruara nga Perëndimi.

Duke bërë një seri njoftimesh për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, presidenti Biden tha se ai “kishte vendosur t’i siguronte Ukrainës municionin me rreze të gjatë veprimi Joint Standoff Weapon (JSOW).

Mirëpo, nuk deklaroi nëse me këto municione shtesë po i jep Ukrainës edhe lejen për të sulmuar tokat ruse, shkruan skynews.

Presidenti Biden tha: “Për gati tre vjet, SHBA-ja ka mbledhur botën për të qëndruar me popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni rus”.

“Ka qenë një prioritet kryesor i administratës sime t’i ofroj Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për të mbizotëruar”, shtoi lideri amerikan.

Duke konfirmuar një “rritje” të ndihmës për sigurinë për Ukrainën, Biden njoftoi:

Rreth 2.4 miliardë dollarë financim për Ukrainën, nëpërmjet Iniciativës për Asistencën e Sigurisë në Ukrainë. Kjo do t’i sigurojë Ukrainës mbrojtje ajrore shtesë dhe municione ajrore-tokë”

The post Biden deklaron se do t’i sigurojë Ukrainës armë me rreze të gjata first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shembja e urës në Maryland, zhytësit gjejnë trupat e dy viktimave në kamionin e zhytur në ujë

admin

Bagiş: Turqia e aftë për zgjidhje të problemeve

admin

Itali, policia sekuestron më shumë se 131 milionë dollarë nga Amazon për mashtrim tatimor dhe shfrytëzim të punëtorëve

rezart morina